
Rreth Nesh
Milleniumshow Studio
“Milleniumshow Studio” është një shoqatë artistike e pavarur, joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e themeluar me vullnetin e lirë të artistëve dhe profesionistëve të rinj në fushën e artit dhe kulturës. Shoqata synon të nxisë krijimtarinë artistike, të përforcojë zhvillimin profesional të të rinjve dhe të kontribuojë në përmirësimin e jetës kulturore në Shqipëri.

Misioni
Të krijojmë një hapësirë të lirë dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin artistik dhe profesional të të rinjve, përmes projekteve kreative, edukimit në teknologji dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në media dhe kulturë.

Qëllimi
Nxitja e iniciativave të reja artistike në teatër, film dhe televizion